Description: | Në këtë roman të jashtëzakonshëm, sa komik, aq edhe të thellë në aspektin filozofik, autori i vlerësuar i romanit Netherlnd, zbulon konturet e fshehura të një qyteti-stoli në Lindjen e Mesme dhe dilemat e heshtura të njeriut modern. Kur heroi i paidentifikuar i romanit, një avokat vetësabotues dhe një tip i çuditshëm ekzistencial, e ndjen se jeta e tij në Nju-Jork po shkon drejt rrënimit, shfrytëzon një mundësi që i jepet për të shkuar në Dubai, duke pranuar një mundësi misterioze për një familje tepër të pasur libaneze. Por, ndërsa nga njëra anë, duke shërbyer si administrator i familjes, i duhet të përballet rregullisht me tekat e çuditshme të vëllezërve Batros, në anën tjetër, ai përndiqet nga një ndjesi faji, që në roman zbulohet përmes një serie të gjatë korrespondence, reale ose të imagjinuar, si mënyra e tij e vetme për të dalë prej këtij kurthi. Qeni është cilësuar nga kritika si një legjendë e paharrueshme e epokës së globalizmit. Ai është një roman i shkruar me elokuencë të spikatur, me ndjeshmëri dhe mjeshtëri stilistike. Ndër vlerësime të tjera, romani është nominuar për çmimin Man Booker. |
---|