Danub

Claudio Magris

1,050 L

Sasia:

  • Kodi i produktit:030122

  • Sasia stok:143

  • TVSH-ja është përfshirë në çmim!

Autorët:Claudio Magris
Përshkrimi:Peizazhe, humor, takime e reflektime të një udhëtari sternian, që rrugëton, me përkushtime dëshirë përgjatë lumit të vjetër, që nga burimet e tij e deri në Detin e Zi, duke risjellë njëherësh në kujtesë vetë jetën dhe stinët e kulturës bashkëkohore, faktet e njohura dhe brengat e saj. Një itinerar, i përzier mes romanit dhe sprovës, që ndjek kulturën si përvojë jetësore përmes vendeve të vizituara e të eksploruara dhe rindërton mozaikun e qytetërimeve të Europës Qendrore, me tërë larminë e popujve e të kulturave; skicon profilin e saj përmes gjurmëve të historisë së madhe dhe të atyre fragmentare të jetës së përditshme.

Udhëtimi, real dhe imagjinar njëherësh, aventura e brendshme, dokumentet arkivore të shumta e të hollësishme ushqejnë trillin letrar dhe shmangiet fantastike të një udhëtari kureshtar për vendet, librat dhe njerëzit, duke krijuar një Dekameron danubian në miniaturë, me histori e ngjarje, fate individuale e kolektive, të mbetura pa zot brigjeve të lumit dhe të kohës. Danub është rruga e pështjelluar në kërkim të kuptimit të jetës dhe të historisë, që nga atlaset e Europës së vjetër e deri në ditët tona.

Botues:Albas
Viti i botimit:2016
Përktheu:Alma Hafizi
Faqet:432
ISBN:978-9928-02-641-5
Tiranë:Transporti kushton 200 Lekë dhe porosia mbërrin brenda 24 orëve.
Rrethe:Transporti kushton 400 Lekë dhe porosia mbërrin brenda 48 orëve.
Ballkan:Transporti kushton 6 Euro dhe porosia mbërrin brenda 3-5 ditësh.
Europë:Transporti kushton 6 Euro dhe porosia mbërrin brenda 6-8 ditësh.

Libra të ngjashëm