Description: | Biblioteka e letërsisë shqipe, si tërësi tekstuale e intertekstuale, na dëshmon kontakte dhe shkëmbime të pareshtura me kultura, letërsi, dukuri letrare, drejtime, poetika, vepra e autorë të letërsisë botërore. Një vështrim sado i shpejtë në zhvillimet dhe proceset letrare shqipe, na lejon të pohojmë se kjo marrëdhënie sistemike me letërsinë botërore, në trajtën e një rrezatimi të pandërprerë e shenjues të rinovimit, është shndërruar në një “formante të brendshme” të letërsisë shqipe. |
---|