Udhëtim në botën e pikturës shqiptare

Luan Rama

1,300 L

Sasia:

  • Kodi i produktit:030449

  • Sasia stok:306

  • TVSH-ja është përfshirë në çmim!

Autorët:Luan Rama
Përshkrimi:Shkrimtari Luan Rama, që është edhe personazhi i gjyshit në këtë libër, e shoqëron mbesën e tij, Lolën, por edhe të gjithë lexuesit e vegjël në atelietë e piktorëve, si dhe në galeritë dhe muzetë e artistëve më të njohur shqiptarë në kohë. Ky udhëtim fillon me tablotë e realizuara në shekujt XVI-XVIII, nga mjeshtri i madh Onufri, nga pasuesi i tij i denjë, Konstandin Shpataraku; vazhdon më pas me tablotë e shekullit XX të piktorëve, si Spiro Xega, autori i tablosë së njohur “Skënderbeu”, piktori dhe fotografi i shquar Kolë Idromeno, krijuesi i peizazheve të mrekullueshme, Vangjush Mio. Dhe shfaqen më pas portretet që të mbeten në mendje të motrave Androniqi dhe Sofia Zengo, tablotë me frymën e thellë popullore të Abdurrahim Buzës, portretet dhe peizazhet e mjeshtrit Sadik Kaceli, për ta mbyllur me piktorin me famë botërore, Ibrahim Kodrën, ku mbresëlënëse është dhe piktura e tij e fundit, e mbetur përgjysmë.
Botues:Albas
Viti i botimit:2017
Faqet:80
ISBN:978-9928-02-985-0
Tiranë:Transporti kushton 200 Lekë dhe porosia mbërrin brenda 24 orëve.
Rrethe:Transporti kushton 400 Lekë dhe porosia mbërrin brenda 48 orëve.
Ballkan:Transporti kushton 6 Euro dhe porosia mbërrin brenda 3-5 ditësh.
Europë:Transporti kushton 6 Euro dhe porosia mbërrin brenda 6-8 ditësh.