Shpella e piratëve

Petro Marko

600 L

Sasia:

  • Kodi i produktit:030866

  • Sasia stok:2583

  • TVSH-ja është përfshirë në çmim!

Autorët:Petro Marko
Përshkrimi:

Të mahnitur nga historia që u tregon peshkatari i vjetër Niko Dabo, pesë fëmijë ndërmarrin një aventurë të rrezikshme: të hyjnë në Shpellën e Piratëve, aty ku nuk ishte futur askush më parë. Pasi zgjedhin kapedanin e tyre guximtar dhe bëjnë përgatitjet e duhura, ata futen në shpellë, ku mësojnë shumë për historinë e saj... Gëzimi i tyre për zbulimet brenda shpellës është i papërshkueshëm, deri në çastin kur duan të largohen nga shpella. Varka e tyre përmbytet dhe ata mbesin të izoluar brenda në shpellë...

Në këtë roman fantastiko-aventuror gërshetohet bota e pasur fantastike me realitetin jetësor. Përmes aventurave të pesë fëmijëve, futemi në botën dhe psikologjinë e tyre. Pavarësisht kushteve dhe rrethanave të ndryshme në të cilat ndodhen, ata janë gjithmonë të pushtuar nga dëshira, pasioni dhe etja për gjërat e pazbuluara, për të eksploruar të mistershmen.

Botues:Albas
Viti i botimit:2024
Faqet:154
ISBN:978-9928-819-08-6
Tiranë:Transporti kushton 200 Lekë dhe porosia mbërrin brenda 24 orëve.
Rrethe:Transporti kushton 400 Lekë dhe porosia mbërrin brenda 48 orëve.
Ballkan:Transporti kushton 6 Euro dhe porosia mbërrin brenda 3-5 ditësh.
Europë:Transporti kushton 6 Euro dhe porosia mbërrin brenda 6-8 ditësh.