Përshkrimi: | Maria është e lumtur që po trajtohen për ruajtjen e përrallave në Kampin Magjik të tyre. Kampi ka kopshte dhe një konvikt të bukur, por Maria preket nga fati i keq. Gjithçka që bën, i shkon keq. Kjo gjë i shqetëson shumë të tjerët. Përveç kësaj, mamaja e saj është ende e mallkuar dhe e shndërruar në zhabë. Bota magjike e përrallave është mjaft e rrezikuar. Kopshtet dhe pemët e saj po thahen, liqenet po shteren dhe muret po rrënohen... Për të thyer mallkimin dhe për të shpëtuar botën e përrallave, Maria dhe skuadra e saj duhet të gjejnë Kurorën Magjike! Por për këtë ata duhet të zgjidhin me sukses tri enigma. Gjurmët e këtyre enigmave e drejtojnë Marian te përralla e saj magjike... |
---|