Shporta juaj është bosh!
Nëntotali : 0 LTotali : 0 L
| Autorët: | Bedri Dedja |
|---|---|
| Përshkrimi: | Romani “Djemtë e luftës” është një rrëfim i rrallë biografik, i cili risjell në vëmendje të lexuesve jetën e fëmijëve shqiptarë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Gjithashtu, është një homazh për Durrësin dhe rezistencën që ky qytet i bëri pushtimit fashist, që nga dita e parë. Në qendër të kësaj ngjarjeje të vërtetë është historia heroike por edhe e dhimbshme e Met Hasës, vogëlushit jetim që me gjoksin e tij të njomë mbuloi tytën e mitralozit nazist. Është një kronikë e gjallë e asaj kohe, pasi lidhet me kujtimet e fëmijërisë së autorit dhe me personazhe të tjera reale. Duke shfletuar librin, si të ishin faqet e një ditari, lexuesi do të njihet me lodrat, ëndrrat, shqetësimet dhe vështirësitë e bashkëmoshatarëve të një epoke tjetër, si edhe me shkollën e me mësuesit e tyre; do të shohë se si këta fëmijë ditën që ta mbushnin botën e tyre me gëzime dhe se si nga një fëmijëri e kthyer përmbys, ata rilindën e dolën më të fortë prej saj. |
| Botues: | Albas |
| Viti i botimit: | 2024 |
| Faqet: | 196 |
| ISBN: | 978-9928-920-44-7 |
| Tiranë: | Transporti kushton 200 Lekë dhe porosia mbërrin brenda 24 orëve. |
|---|---|
| Rrethe: | Transporti kushton 400 Lekë dhe porosia mbërrin brenda 48 orëve. |
| Ballkan: | Transporti kushton 6 Euro dhe porosia mbërrin brenda 3-5 ditësh. |
| Europë: | Transporti kushton 6 Euro dhe porosia mbërrin brenda 6-8 ditësh. |



