Bëmat e Estes dhe Kokosë: Një vit më shumë

Natasha Poroçani (Shuteriqi)

500 L

Sasia:

  • Kodi i produktit:030663

  • Sasia stok:20

  • TVSH-ja është përfshirë në çmim!

Autorët:Natasha Poroçani (Shuteriqi)
Përshkrimi:

Sapo ka dalë në treg libri i parë me tregime i serisë "Bëmat e Estes dhe Kokosë", një vit më shumë, vëllimi i dytë.

Me një pendë mjaft të përshtatshme për fëmijët, me një sens të hollë humori, tregimet e shkurtra (aq sa fëmijëve të mos u soset durimi) janë të pasura me mesazhe edukuese, dhe me ngjarje tërheqëse nga jeta e përditshme. Libri është për fëmijët mbi tetë vjeç.

Janë tri fëmijë të një familjeje të lumtur që jetojnë mes paqes, haresë dhe dashurisë, ditët e rritjes së tyre. Edhe ky vëllim na njeh me bëmat e bukura plot jetë e humor të Estes çamarroke, e cila e ka një përgjigje për çdo situatë në të cilën ndodhet. Por cilat janë situatat e reja në të cilat ato përfshihen?

Ngjarjet e vendosura në ditët e sotme, përcjellin disa dilema plot argëtim e humor të fëmijëve, si dhe fantazinë e tyre të zbukuruara përmes mënyrës fëminore të të treguarit.

I pajisur me mesazhe dashurie, bashkëjetese në komunitet të larmishme, paqeje dhe harmonie në këtë bashkëjetese, libri shoqërohet me ilustrime plot ngjyra tërheqëse për të vegjlit. Gjithashtu, teksti është i pajisur me aparat pedagogjik, për të ndihmuar prindërit në bashkëbisedimin e tyre me fëmijët.

Ju ftojmë të lexoni librin e dytë mbi bëmat e Estes dhe Kokosë, e ku i dihet mbase na pret edhe një I tretë….

Botues:Albas
Viti i botimit:2019
Faqet:80
ISBN:978-9928-300-81-2
Tiranë:Transporti kushton 200 Lekë dhe porosia mbërrin brenda 24 orëve.
Rrethe:Transporti kushton 400 Lekë dhe porosia mbërrin brenda 48 orëve.
Ballkan:Transporti kushton 6 Euro dhe porosia mbërrin brenda 3-5 ditësh.
Europë:Transporti kushton 6 Euro dhe porosia mbërrin brenda 6-8 ditësh.

Libra të ngjashëm