Your shopping cart is empty!
Total : 0 L
Sprovë për një tjetër histori të letërsisë shqipe
1,200 L
Publisher: Albas
Code:030315
Availability:303
VAT is included in the price!
Authors: | Ali Xhiku |
---|---|
Description: | Si të shkruhet më në fund një histori që do t'i takonte thjesht letërsisë, kjo ka qenë një çështje e shtruar shpesh, sidomos nga teoricienët e gjysmës së dytë të shek. XX. Të pakënaqur nga historitë e deriatëhershme, që, sipas tyre, ishin edhe histori të shoqërisë e të ideologjisë, ata kanë kërkuar histori të formave letrare, të strukturave poetike, të sistemeve retorike, të teknikave të rrëfimit etj. Histori të tilla, sigurisht, mund të bëhen; ato mund të merren edhe me pamje të tjera të letërsisë e t`u kushtohen, p.sh., trajtave të llojeve të veçanta të lirikës, evoluimit të leksikut e figurave kryesore poetike apo ndryshimit kompozicional e ligjërimor të njesive tregimtare. Por, të mendohet se histori si këto janë të vetmet që meritojnë të quhen histori letrare, është njësoj si të trajtohet letërsia vetëm si thurje fjalësh pa kurrfarë marrëdhëniesh me shfaqje të tjera të jetës shpirtërore të njeriut, me ndjesitë shoqërore, me mendimin, psikologjinë e moralin e një kohe dhe të një vendi të caktuar. Siç dihet, të gjitha këto pamje, letërsia mes tyre, dallohen qartazi nga njëra-tjetra. Po ato nuk mund të ekzistojnë më vete e për vete. Çdo përpjekje për t`i parë "të pastra", për t`i ndarë, pra, në kufij të prerë e përjashtues, do të binte ndesh me natyrën e tyre, me natyrën që lind bashk me nevojën e gjithkahshme e të gjithhershme të individit për të kuptuar veten, botën dhe vendin e tij në të. Që këtej ka buruar, për të mos mundur të zhbëhet më, ngjizja e letërsisë me shfaqjet e tjera të jetës shpirtërore. Nuk ka pasur e nuk mund të ketë letërsi të shkëputur nga njeriu, prandaj nuk ka pasur dhe nuk mund të ketë një histori të saj të shkëputur nga koha e hapësira, të konceptuar e të shpjeguar ndarazi prej historisë së shoqërisë, mënyrës së jetesës, filozofisë e psikologjisë së saj. |
Publisher: | Albas |
Year: | 2014 |
Pages: | 414 |
ISBN: | 978-9928-02-497-1 |
Tiranë: | Shipping costs 200 Lekë, arrives in 24 hours. |
---|---|
Rrethe: | Shipping costs 400 Lekë, arrives in 48 hours. |
Balkans: | Shipping costs 6 Euro, arrives in 3-5 Days. |
Europe: | Shipping costs 6 Euro, arrives in 6-8 Days. |