Infiniti blu

Mimoza Hafizi

1,000 L

Publisher: Albas

Sasia:

  • Code:030697

  • Availability:277

  • VAT is included in the price!

Authors:Mimoza Hafizi
Description:

Një roman shkencor i lëvruar shumë pak në letërsinë shqipe, por shumë i nevojshëm për t'ua bërë të dashur astronominë dhe fizikën. Gërshetimi i të dhënave shkencore për infinitin dhe pafundësinë e bën librin shumë tërheqës, teksa lexuesi fiton informacion të pasur shkencor ndërthurur me rrëfimin artistik.

Romani u jep përgjigje pyetjeve rreth pafundësisë dhe përjetësisë. A është e pafundme Bota? Apo është thjesht një strukturë gjigante që diku përfundon? E si mbaron? Sa larg kemi mundur ta shohim me instrumentet tona?

A ka pasur dikur një fillim? A do të ketë dikur një fund? Apo Bota ka qenë e do të jetë e përjetshme? Sa imët mund ta copëtojmë lëndën? Po hapësirën? Pafundësisht? Apo ka një stad ku copëzimi ndalet. Sa thellë ka depërtuar imagjinata dhe dija shkencore?

A mundet mendja jonë ta kuptojë infinitin? Apo jemi veç sqimatarë të pandreqshëm. Dhe mëkatarë mendjelehtë. Përgjigjet rreth PAFUNDËSISË lexuesi do t’i marrë nëpërmjet personazheve inteligjentë, të cilët i njohin mjaft mirë të fshehtat e planetit tonë të brishtë.

Author:Mimoza Harifi
Publisher:Albas
Year:2020
Pages:319
ISBN:978-9928-311-97-9
Tiranë:Shipping costs 200 Lekë, arrives in 24 hours.
Rrethe:Shipping costs 400 Lekë, arrives in 48 hours.
Balkans:Shipping costs 6 Euro, arrives in 3-5 Days.
Europe:Shipping costs 6 Euro, arrives in 6-8 Days.