Në arrati me shpirtra që nuk shuhen

Rezarta Reçi

600 L

Sasia:

  • Kodi i produktit:030448

  • Sasia stok:26

  • TVSH-ja është përfshirë në çmim!

Autorët:Rezarta Reçi
Përshkrimi:Prolog

Shuhen ngadalë e në heshtjen vetmitare, me pasurinë e botës shpirtërore, e ëndrra kyçur sirtarëve, që nuk u hapën, me penelata të lëna përgjysmë, pothuajse harruar nga koha që rrjedh pambarimisht, shuhen sikur të mos kishin qenë….

Por…

Fillimet janë të çuditshme. Arratitë po ashtu. Të çuditshme dhe të mrekullueshme! Rishikimi i fragmenteve të xhiruara më lejon të ritakoj njerëz të dashur, me kontribute të rëndësishme në evoluimin intelektual e shpirtëror të vendit ku jetojmë, të dëgjoj zërin e tyre, timbrin e ndryshëm, mendimet e ndryshme, eksperienca të ndryshme. Bashkuar nga pasioni i njëjtë, shfaqur në fusha të bukura si aktrimi, shkrimtaria, gazetaria, koreografia, piktura, mjekësia, regjisura, sporti, shkenca etj. Më bëjnë të vë buzën në gaz me përgjigjet e tyre, të rijetoj takimet dhe momentet e bukura të kaluara me to, të kaloj me mend hartën gjeografike të shtëpive ku kam trokitur, të dyerve që më janë hapur, të ambienteve ku kam xhiruar, të atmosferës që endej ajrit. Njëkohësisht të rivlerësoj kohën e paçuar dëm, t’u jem mirënjohëse që udhëtuan një copëz kohë me mua, që më besuan rrëfimet tyre shpirtërore dhe të thella, duke më bërë pjesë të jetës së tyre aktive, mirënjohëse që më ridimensionuan përmes rrugëtimit individual personal dhe profesional, përmes një komunikimi që vazhdon… sepse çuditërisht tek i ri shoh, më bëjnë të besoj se po i ri takoj sërish si shpirtra që nuk shuhen…

Gjendet gjithmonë dikush që të të shpëtojë nga mos harrimi!

Thuaj pastaj që kësaj bote i mungon ekuilibri…

Botues:Albas
Viti i botimit:2017
Faqet:140
ISBN:978-9928-02-993-5
Tiranë:Transporti kushton 200 Lekë dhe porosia mbërrin brenda 24 orëve.
Rrethe:Transporti kushton 400 Lekë dhe porosia mbërrin brenda 48 orëve.
Ballkan:Transporti kushton 6 Euro dhe porosia mbërrin brenda 3-5 ditësh.
Europë:Transporti kushton 6 Euro dhe porosia mbërrin brenda 6-8 ditësh.